Instituti i Studimeve Politike (ISP) sot në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit ka përcjellë një mesazh.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ISP shprehet se Shqipëria është ndër vendet ku asnjë VIP nuk është përballur me drejtësinë.
Ndër të tjera, ISP shkruan se të gjithë zyrtarët dhe ish-zyrtarët e lartë kanë përfituar imunitet politik nga hetimi dhe se asnjë parti nuk ka përjashtuar një individ nga radhët e saj për korrupsion.
“Dita nderkombetare kunder korrupsionit! Shqiperia, ende nder vendet ku asnje VIP nuk eshte perballur me drejtesine, ku te gjithe zyrtaret dhe ish zyrtaret e larte kane perfituar imunitet politik nga hetimi, ku perfshirja ne akuza korruptive nuk te demton karriren por te ndihmon te shkosh me lart, ku asnje parti nuk ka ndodhur ende te perjashtoje nje individ nga radhet e saj per shkak te korrupsionit, ku partite (jo avokatet) marrin ne mbrojtje shefat e vet sa here akuzohen per korrupsion, dhe ku sipas rregullit te oligarkise, - pjesa me e korruptuar e politikes ka kompetence te emeroje/zgjedhe edhe drejtuesit e institucioneve qe duhet te merren me luften kunder korrupsionit..! Dhe keshtu, me siguri sot te gjithe politikanet do flasin per diten antikorrupsion dhe do te betohen se jane te vendosur ta luftojne korrupsionin (e pales tjeter)”, shkruan ISP në postimin e saj.



