10 vjetori i Pavarësisë /Thaçi dekoron Ramën: zë i fuqishëm për Kosovën

10 vjetori i Pavarësisë /Thaçi dekoron Ramën: zë i fuqishëm për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me medalje presidenciale Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Thaçi e falenderoi Kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij për kontributin e vazhdueshëm që kanë dhënë për Kosovën.

“Sot pata nderin në autoritetin tim që të ndaj medaljen presidenciale me rastin e 10-vjetorin e Pavarësisë për kontributin e tij për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Zëri i Edit ka qenë i fuqishëm në mbështetje të lirisë së Kosovës, konsolidimit dhe integrimit sa më të shpejtë të Kosovës edhe në NATO dhe në BE. Shpreh falenderimin më të madh për ju personalisht, për qeverinë tuaj, për shtetin shqiptar dhe gjithë qytetarët e Shqipërisë”, tha Thaçi.

Ndërsa Kryeministri shqiptar tha se ky moment është një nga më emocionueset në karrierën e tij politike.

“Ky është padiskutim një nga momentet më emocionuese për mua, është një nder i jashtëzakonshëm dhe shpreh gjithë mirënjohjen time juve personalisht dhe falenderoj Kosovën për këtë emocion kaq të paharrueshëm. Më vjen shumë mirë që ndodhem këtu bashkë me miqtë e mi dhe kolegët”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy