Berisha: Zjarret jashtë kontrollit, po të kishte qeveri do ishin shpallur zona të fatkeqësisë natyrore

Berisha: Zjarret jashtë kontrollit, po të kishte qeveri do ishin shpallur zona të fatkeqësisë natyrore

Kryedemokrati Sali Berisha reagoi lidhur me situatën e zjarreve që kanë përfshirë vendin, duke thënë se Delvina është e rrethuar nga flakët, fshatrat e Fushë Arrezit gjithashtu dhe se në Gramsh, vazhdon shkatërrimi dhe djegia e gjësë së gjallë.

Ai deklaroi se në dhjetëra zona është një situatë tërësisht jashtë kontrollit. 

Berisha shtoi se po të kishte qeveri të vërtetë Delvina dhe zona të tjera sot do ishin shpallur zona të fatkeqësisë natyrore.

Në qoftë se ka një situatë që quhet emergjencë kombëtare, për çdo shqiptar përveç se narkoqeveritarët, kjo është një emergjencë kombëtare. Në vend të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, këshilli vazhdon ahengjet nëpër festa të bashkive lokale.

Forcat e Armatosura dhe qindra policë përdoren për të pushtuar televizionin News24, për të rrëmbyer. Kamionët e tyre përdoren jo për të evakuuar gjënë e gjallë, njerëzit nga zonat e zjarrit, por për të plaçkitur dhe grabitur kompjuterat, laptopët, tavolinat e punës, mjetet e punës së gazetarëve, nga njerëz që nuk kanë ligj e as moral. Prapa këtij krimi të shëmtuar qëndron Edi Rama. 

Prapa kësaj situate dramatike qëndron Edi Rama. Qeveria është narkoqeveri. Këshilli i Sigurisë Kombëtare është narko, nuk ka preokupim qeveria për këto që ndodhi. 

Edi Rama kalon nga kërcënim në një tjetër dhe unë absolutisht dënoj me forcën më të madhe, si një kriminel të shëmtuar atë që vë me qëllim zjarrin. Por edhe zjarrvënia pa qëllim, kërkon që çdo qytetar, në çdo akt dhe në çdo hap të ketë parasysh që të mos krijojë, sepse është një natyrë e ndezur. Kështu që në këtë kontekst, mbaj si përgjegjës kryesor të kësaj katastrofe, Edi Ramën, vjedhjet e tij. 

Natyrisht temperaturat e larta janë terreni i kësaj që po ndodh dhe shpirti kriminal i individëve të caktuar që luajnë me zjarrin është ai që inicion, ndez zjarrin dhe ata meritojnë dënimin më të madh.

Po të kishte qeveri të vërtetë nuk mund të diskutohet që Delvina dhe zona të tjera sot, do ishin shpallur zona të fatkeqësisë natyrore. Por kur nuk ka qeveri dhe ka narkoqeveri, ndonjë ndryshim të madh kjo nuk bën. Edhe njëherë. 

Me 21 milionë euro çarter, avion në dispozicion të shpenzuar personalisht nga Edi Rama.  Me 10 milionë satelitët. Me 7 milionë ‘Giro d’Italia’. Me 50 milionë më tepër se kostoja në tunelin e Llogarasë, Shqipëria do të kishte dy ‘Canada Air’, do kishte të paktën edhe 150-200 zjarrfikëse më shumë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy