
Duke folur për situatën politike brenda Parisë Demokratike, Endira Bushati tregoi arsyen se përse nuk është folur më parë për kryedemokratin Lulzim Basha, por vetëm tashmë që ai përjashtoi nga PD Sali Berishën. Demokratët sipas saj kanë menduar se Bashën e do Berisha, por në të vërtetë siç shprehet ajo në të vërtetë nuk e kanë dashur.
Por për të kuptuar se çfarë përfaqëson Berisha për demokratët thotë ajo, duhet të kesh qenë brenda PD.
“Shumë pak e kanë dashur Bashën që nga 2013-ta. Ai është krijesë politike e Berishës. Por pse u votua? Demokratët menduan se atë e do doktori, por jo se në të vërtetë e kanë dashur. Kjo përmasë e këtij fenomeni nuk është ditur që ka qenë e tij. Duhet të kesh qenë brenda PD për të kuptuar se cfarë përfaqëson Berisha për demokratët. Berisha ka qenë fija që bashkonte të gjithë anëtarët dhe elektoratin e djathtë dhe prerja e kësaj fike nëse nuk riparohet është i pandalshëm. E kuptoj që situate nuk ka qenë e lehtë por një politikan në situate të vështira duhet ti referohet parimeve. Gabimi ka nisur me emërimin e tij në 2013-ën duke u emëruar një person nga Berisha. Kush ka menduar se Berisha do mbyllej në shtëpi pas shpalljes non grata, atëherë tregon se nuk ka kuptuar filozofinë e jetës së tij prej 77 vitesh. Berisha me këtë që bën dhe që shpalli dje është një kthim borxhi për demokratët, përtej lëndimit nga aktet e Bashës”, tha Bushati.



