Basha: Mbështesim SPAK, lufta ndaj korrupsionit prioritet

Basha: Mbështesim SPAK, lufta ndaj korrupsionit prioritet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi ditën e sotme takim me qytetarë e sipërmarrës të vegjël  të zonës së “Ali Demit” në Tiranë.

Ai tha se sot kemi dy Shqipëri, ajo e shumicës së ndershme të qytetarëve që përballen çdo ditë me një realitet të hidhur ekonomik dhe social, dhe një Shqipëri tjetër, e mbyllur në godinat e pushtetit, që dëgjon vetëm veten në teatrin e përditshëm të halleve të politikanëve.

Kreu demokrat foli edhe për planin e PD për të ndryshuar situatën.

Unë dhe Partia Demokratike do të bëjmë gjithçka që të dëgjohet zëri i Shqipërisë normale, përmes një politike që është vetëm në shërbim të njerëzve.

Sot vendi ynë renditet i fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe me fuqinë më të ulët blerëse.

Kjo situatë ka detyruar të rinjtë të emigrojnë masivisht, ndërsa qeveria vazhdon të çojë paratë e shqiptarëve të koncesionet korruptive, siç janë inceneratorët dhe sterilizimi, para që përfundojnë në xhepat e pushtetarëve dhe klientëve të tyre.

Për këtë ne mbështesim dhe inkurajojmë SPAK, që kushdo që ka abuzuar me paratë dhe besimin e shqiptarëve të japë llogari para ligjit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy