
Kreu i PDK-së Nard Ndoka tha në studion e MCN Live se SPAK është një institucion që do të vazhdojë dhe do të jetë Rama që do e pësojë nga kjo strukturë.
Po ashtu Ndoka tha se e esh si një lloj garancie SPAK-un për zgjedhjen.
SPAK po shkon drejt një çlirimi, nuk e kanë çliruara akoma nga Rama, por çlirimin nga Sorosi e mori. Ky është lajm i mirë. Pastaj pjesa e financimit, do të vijnë me program të qartë. SHBA-të do t’ia japin direkt SPAK-ut, nuk ka nevojë që të kalojë nëpërmjet Sorosit, ushtarëve të tij dhe të vidhen gjysmat.
Ata e mbështesin, edhe në bazë të institucioneve që kam unë SPAK është një institucion që do të vazhdojë, se në fund të fundit do ta hajë dhe Rama nga kjo që ka ngritur vetë, Kjo që i ka bërë kundërshtareve, të vendosen standardi. Unë nuk do doja të gjykohen siç është gjykuar BERISHA, Meta, Salianji. Nuk do doja që ky standarde të përdorej kundër Ramës dhe hajdutëve që ka përreth.
Në këtë aspekt SPAK-un e shoh dhe si garanci për zgjedhjet, duam apo nuk duam ne, përtej kritikave që ka opozita. Ne kemi në një farë mënyrë të pastruare politikën nga grupet kriminale.



