
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi ka dorëzuar sot mandatin e deputetit. Ka qenë vetë Halimi që ka bërë publik lajmin me anë të një statusi në rrjetin social "Facebook".
Halimi ka thënë se këtë vendim e ka marrë pasi do ti përkushtohet një projekti të së drejtës ndërkombëtare private.
"Sot kam dorëzuar mandatin e deputetit pasi nga nesër i përkushtohem një projekti të së drejtës ndërkombëtare private në një network në Ballkan, projekt që është afatgjatë dhe kërkon që vendimin ta marr sot", shkruan Halimi.
Halimi ka falenderuar ish-kryeministrin Berisha, i cili i dha mundësinë të kontribuojë në politikë, por edhe kreun aktual të PD, Lulizm Basha për besimin që i dha në 2013.
Ish-ministri Drejtësisë në qeverinë Berisha, Halimi, theksoi se kontributi im në Partinë Demokratike do të vijojë për gjatë gjithë jetës sime si një antar i thjeshtë dhe i përkushtuar.
Në vend të tij sipas listës së kandidatëve për deputetë të PD do të vij Astrit Veliaj i cili kandidonte pas tij, (pra i dyti) në qarkun e Beratit.




