Primaret, Balliu: Vota i vendos kandidatët dhe jo pazaret, Shqipëria bëhet shembull në rajon

Primaret, Balliu: Vota i vendos kandidatët dhe jo pazaret, Shqipëria bëhet shembull në rajon

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu deklaroi nga gjimnazi “Hydajet Lezha” ku po votohet për kandidatët e primareve për bashkinë e Lezhës se demokratët dhe simpatizantët janë derdhur lumë në qendrat e votimit.

Duke folur për mediat, Balliu tha është vota tashmë që i vendos kandidatët dhe jo pazaret, dhe se procesi i primareve është historik dhe se Shqipëria bëhet shembull në të gjithë rajonin për mënyra si vendosen ata.

Është një masë e madhe njerëzish, demokratë dhe simpatizantët janë derdhur lumë në qendrat e votimit. Procesi bëhet për herë të parë dhe ka vështirësitë e veta, por jam  i sigurtë që me strukturat dhe anëtarët do ia dalim me sukses. Vota i vendos kandidatët jo pazaret, s’ka kandidatura me pazare. Kandidatët e dalë nga votat e qytetarëve do dalin me kandidatët e pazareve. Masa e njerëzve këtu fakton që së shpejti Lezha do çlirohet. Problematikat të vogla ka më të ndryshme. Vonesa ka në çdo proces votimi, probleme teknike dhe jo ndonjë problem i madh. Nuk ka pasur incident për Primaret, ka pasur përplasje, s’mund t’i pranojmë. Procesi i primare është hapur, është historik, Shqipëria bëhet shembull në mbarë rajon si duhet vendosur, duke zgjedhur vlerat e demokracisë në PD dhe shpresoj në të gjithë PD-në.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy