
Edhe sot ka pasur përplasje në KZAZ nr.2 në Shkodër mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake.
Ashtu si ditën e djeshme, sot militantët e Partisë Demokratike nuk kanë lejuar hapjen e derës së KZAZ nr. 2 në kryeqendrën e veriut. Në momentin që anëtarët kanë shkuar te Pallati i Sportit ku është vendosur KZAZ-ja, militantët e opozitës të mbështetur nga policia bashkiake e Shkodrës i kanë bllokuar.
Policia e Shtetit kërkon të futet në ambientet e KZAZ nr.2, për krijimin e kushteve për vijimin e punës për zgjedhjet, por pengohet nga përfaqësues të Bashkisë dhe Policia Bashkiake.
Përplasja mes policisë së shtetit dhe policisë bashkiake ka nisur që prej ditës së djeshme.



