Përplasjet mes Gjykatës Kushtetuese dhe Kuvendit të Shqipërisë kanë vijuar edhe këtë të henë. Nisur nga rasti Xhaçka, kryetarja e Kushtetueses kujtoi edhe njëhërë se vendimet e këtij institucioni nuk janë rekomanduese por, detyruese. Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga Elisa Spiropali, e cila kërkoi më shumë qartësi nga vendimet e Gjykatës.



