Vuçiç në rolin e KQZ-së, shpall rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të Serbisë

Vuçiç në rolin e KQZ-së, shpall rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të Serbisë

Atë që nuk e bëri Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi (KQZ), duke mos i publikuar rezultatet e para preliminare, e bëri presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Sipas rezultateve të para preliminare të publikuara nga SNS, lista “Aleksandar Vuçiç, -Së bashku mund të bëjmë gjithçka” ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare në Serbi -43,95 për qind.

Lista “Të Bashkuar për Fitoren e Serbisë” fitoi, siç tha Vuçiç në konferencën për media, fitoi 13.6 për qind, raporton n1.

Lista rreth SPS mori 11.4 për qind të votave, koalicioni Nada mori 5.3 për qind dhe koalicioni Moramo mori 4.7 për qind.

Ai shpjegoi se 124 ose 125 vende në parlament do t’i takojnë SNS-së dhe shtoi se rezultatet e disa qendrave të votimit nga Republika Serbe të Bosnje-Hercegovinës nuk janë përfshirë, por, siç tha ai, ato ndryshime ishin të vogla.

Sipas tij, lista SNS ka arritur rezultate më të mira në zgjedhjet në Beograd në raport me zgjedhjet parlamentare dhe ka theksuar se ajo parti sigurisht që do të jetë më e madhja dhe do të formojë udhëheqjen e ardhshme të qytetit.

Vuçiç theksoi se SNS vlerëson se rreth 3,840,000 njerëz dolën në votime, që është një numër i madh, "më i madhi në kohët e fundit".

Ai theksoi gjithashtu se kudo, “përveç tensioneve të panevojshme dhe të pakuptimta” për gjëra të parëndësishme apo “sepse dikush donte të krijonte probleme”, gjithçka shkoi mirë dhe paqësisht në këto zgjedhje.

Ndryshe, Shaip Kamberi pritet të jetë sërish deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy