
Partia Aleanca Arbnore Kombëtare ka vendosur që të tërhiqet nga koalicioni me Partinë Demokratike.
Kryetari i kësaj force politike, Gjet Ndoj ka marrë vendimin për të dalë nga koalicioni PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Aleanca Arbnore Kombëtare ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për tërheqjen, me argumentin se “nuk kanë funksionuar marrëdhëniet me këtë koalicion”.
Kjo parti është tërhequr nga çdo aktivitet elektoral për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
"E bëjmë këtë kërkesë-deklaratë për t’u çliruar nga çdo detyrim që rrjedh nga pjesëmarrja në zgjedhje”, thuhet në shkresën që mban firmën e Gjet Ndoj (Kryetari i AAK).
Tanimë, koalicioni opozitar “Për një Shqipëri Madhështore” që udhëhiqet nga PD dhe Sali Berisha ka mbetur me 24 parti.



