Kandidatja e PD, Lediana Fratari kërkon rinumërim të votave

Kandidatja e PD, Lediana Fratari kërkon rinumërim të votave

Kandidatja për deputete e PD-së, Lediana Fratari, e cila nuk arriti të merrte dot mandatin në zgjedhjet e 25 prillit, përmes një kërkese në KQZ kërkon rinumërim të votave për kandidatët.

Fratari ishte e renditur e 33-ta në listën e PD-së, për qarkun e Tiranës.

Partia Demokratike me vendimin 107 datë 02.03.2021 të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, është regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e datës 25 prill. Në vijim me vendimin nr. 156 datë 16.03.2021 janë miratuar listat shumëemërore të partisë demokratike për zgjedhjet për kuvend. Në datë 25 Prill, në 12 zona Zgjedhore në Republikën e Shqipërisë u zhvilluan zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Zona zgjedhore Qarku Tiranë ka 16 të administrimit zgjedhor përkatësisht KZAZ 45-60.

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave KZAZ-të përkatëse plotësuan e miratuan tabelat përmbledhëse të rezultateve për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputet të zonave përkatëse. Në bazë të rezultateve përmbledhëse të zonave të sipërcituara, rezultateve për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputet të çdo subjekti zgjedhor janë hartuar tabelat përmbledhëse të rezultateve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy