Gazetari Arian Çani, zhvillimet dhe pakënaqësitë në Partinë Socialiste ku Erion Braçen që ka vetëshpallur kandidaturën për kryetar bashkie në Tiranë dhe Arben Majan në Vlorë, thotë se nëse duan shfuqizimin e Edi Ramës, e kanë nisur me hapa të ngadaltë dhe flet për qejfmbetje.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se ose janë çmendur dhe duan të dalin nga politika me zhurmë, ose janë me regji të liderit, ose mund të jetë opsioni tjetër që ka ndonjë fuqi të huaj që ta bezdisim “ajatollahun” Rama.
Sipas tij, Erion Braçe dhe Elisa Spiropali, janë zgjatime të Ramës dhe se nuk ka asnjëri personalitet më vete apo këllqe t’i bëjë luftë përballë.
Nuk më duken biseda serioze fare, pas kaq kohësh deputet, ndoshta është mërzitur, i ka ardhur në majë të hundës dhe ka thënë ose të dalë nga loja fare, me shumë zhurmë. Ose mund të jetë me regji të Kryeministrit. Përgjithësisht çdo lider që është gjatë në pushtet i shijojnë këto gjëra.
Nuk besoj se është regji e qeverisë për Malaj, ndoshta është ambicie e tij, është njeri që ka përvojë, ka qenë vite ministër, është vlonjat. Daljet e tij të fundit në media, i kam parë si një lloj parapërgatitje. Ose janë çmendur dhe duan të dalin nga politika me zhurmë, ose janë me regji të liderit, ose mund të jetë opsioni tjetër që ka ndonjë fuqi të huaj që ta bezdisim këtë ajatollahun në Shqipëri.
Njerëzit seriozë bëjnë luftëra, këta bëjnë mesazhe me nëntekste. Të gjithë ata janë zgjatime të Ramës, nuk ka asnjëri personalitet më vete. Nuk ka njeri këllqe t’i bëjë luftë Ramës. Disa muaj ndenji Spiropali dhe ministre e Jashtme dhe kryeparlamentare nuk qëndroi shumë. Nuk është puna se këtu ka një qëndrueshmëri. Këta flasin me kunja, si çunat e lagjes.
Nuk e di çfarë qejfmbetje ka, ishte kryetare e hoqën, ishte ministre, e hoqën, mund të jenë dhe qejfmbetje. Të pakënaqurit e Partisë Socialiste nuk kanë ku shkojnë, do vijnë rrotull atje. Nga Braçe janë kritika qesharake, si në kohën e Enverit, që kjo puna s’ecën mirë këtu. Ky s’duhet të mbajë dy lopë, tre pula. E kupton në çfarë niveli ka rënë politika.
Ose janë qejfmbetje që ky s’ua hedh sytë. Kur të heq shikimin lideri, është fundi i botës. Për Braçen, Spiropalin. Ose po i thonë që bjerini, se po e godasin gjermanët. Por kjo është lëvizje e dobët. Askush nuk ka dalë haptazi, flet me nëntekste. Nuk shoh ndonjë grupim, apo mundësi fraksioni. Ka vetëm qejfmbetje.



