Rrëzimi i bustit të Hoxhës, Basha: Drejtësia s’mund të vijë nga persekutorët! Ndarje nga e shkuara

Rrëzimi i bustit të Hoxhës, Basha: Drejtësia s’mund të vijë nga persekutorët! Ndarje nga e shkuara

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, kujton ditën e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës.

Basha thotë se kujtesa dhe nderimi për sakrificën e atyre që kanë kontribuar për lirinë, e lartëson një komb dhe se harresa dhe mosmirënjohja janë rruga drejt shkatërrimit të shoqërisë dhe vlerave bazë të familjes, kombit dhe atdheut.

Sipas tij, 20 shkurti është dita për të kujtuar me respekt të gjithë ata që u ngritën, u bashkuan dhe shembën simbolin e fundit komunist në Europë duke rrëzuar shtatoren e diktatorit.

Basha deklaron se askush nuk ka paguar një çmim më të lartë për lirinë në Europë, se sa shqiptarët.

34,135 shqiptarë janë burgosur dhe dënuar për arsye politike. 59,009 qytetarë u internuan në kampe përqendrimi. 7.022 prej tyre vdiqën prej trajtimit shatazarak.

984 persona kanë vdekur në burgjet e regjimit. 6.027 burra dhe gra, djem dhe vajza u ekzekutuan me dhe pa gjyq gjatë diktaturës.

Nga torturat dhe dënimet e kohës, 308 persona kanë humbur aftësitë mendore gjatë qëndrimit në burgjet e komunizmit.

Krimi komunist shqiptar është krimi më i rëndë komunist në Europë, por akoma më e rëndë se ky krim, është zhdukja e gjurmëve të krimit.

Mosgjetja e eshtrave të mbi 4500 të ekzekutuarve me dhe pa gjyq, ka në themel kompleksin e xhelatëve, për të zhdukur bashkë me kundërshtarët e tyre politikë, edhe gjurmët e krimit të tyre.

Drejtësia nuk mund të vijë nga persekutorët dhe bashkëpunëtorët e shërbëtorët e tyre.

Transparenca dhe ndarja nga e shkuara janë jetike për ta bërë realitet ëndrrën e Shqipërisë si gjithë Europa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy