
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi sot kërkesën për pajisjen me fletë tip për mbledhjen e firmave për referendumin që lidhet me ligjin e barazisë gjinore.
Kërkesa është paraqitur nga grupi nismëtar për referendumin e përgjithshëm për çështje të rëndësisë së veçantë, mbrojtja e familjes, i përbërë nga 16 anëtarë: Erald Aga, Ilir Zmalaj, Alberto Konti, Fatjon Softa, Petrit Levendi, Lirim Fëlluza, Armando Vrushi, Andi Tepelena, Etleva Merko, Igli Zepishta, Perparim Gjeka, Olsi Çaushi, Vladimir Kera, Besnik Muçi, Ada Lushi, Kastriot Çipi.
Komiteti nismëtar për referendumin “Pro Familjes” synon mbledhjen e firmave të mjaftueshme që të shfuqizojnë Ligjin për Barazinë Gjinore, miratuar me 77 vota pro në nëntor të vitit të kaluar.



