Refuzimi nga KAS për zgjedhjet në Vlorë/ Leskaj: Provat janë, Rama mbulon krimin e vjedhjes së zgjedhjeve

Refuzimi nga KAS për zgjedhjet në Vlorë/ Leskaj: Provat janë, Rama mbulon krimin e vjedhjes së zgjedhjeve

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj reagoi sot pas refuzimit të KAS për t’i kërkuar institucioneve shtetërore provat zyrtare sipas tij për blerje të zgjedhjeve edhe në qarkun e Vlorës.

“KAS refuzoi sot të bëjë drejtësi për qytetarët e Vlorës, Sarandës, Delvinës, Himarës, sepse ata duan të mbrojnë dhe të fshehin vjedhjen e zgjedhjeve. Ne paraqitëm provat tona se në qarkun e Vlorës rezultati i zgjedhjeve u deformua nga punësimet masive elektorale dhe të paligjshme, nga përdorimi i personave me rekorde kriminale për blerjen e votave, nga dhënia e paligjshme e lejeve të legaliizmit dhe nga akte të tjera kundra ligjit në këmbim të votave për pushtetin e Edi Ramës.

Duke refuzuar rë marrë informacionin zyrtar për të gjitha keto shkelje që kanë lënë gjurmë në sistem dhe që masakruan zgjedhjet e lira e të ndershme,  KAS bëhet palë me pushtetin për blerjen e zgjedhjeve". 

Leskaj tha se duke refuzuar të marrë informacionin zyrtar për të gjitha keto shkelje që kanë lënë gjurmë në sistem dhe që masakruan zgjedhjet e lira e të ndershme, KAS bëhet palë me pushtetin për blerjen e zgjedhjeve.

“Dosja e qarkut të Vlorës është e mbushur me provat tona që faktojnë vjedhjen e zgjedhjeve. Sot e kësaj dite, KAS refuzon t’u përgjigjet pyetjeve të thjeshta: Pse refuzon të marrë informacion në zyrat e Kadastrës për legalizimet elektorale, në zyrat e Bashkisë dhe disa agjencive qeveritarë për punësimet e paligjshme elektorale? Pse refuzon t’u kërkojë agjencive ligjzbatuese informacion për përfshirjen e krimit në blerjen e votës”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy