Vendimi i Kushtetueses, reagon Grenell: Të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës

Vendimi i Kushtetueses, reagon Grenell: Të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës

I dërguari special i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, reagoi pas vendimit të Gjykatës Kushtuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi.

Grenell, ashtu si ambasada e SHBA-së në Kosovës, është shprehur se të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Kushtetueses në mënyrë që të ruhet paqja dhe stabiliteti në vend.

Gjykata Kushtetuese ka folur. Për të siguruar paqen dhe stabilitetin – dhe për të mbështetur integritetin e sistemit të drejtësisë së Kosovës – të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës. Mezi pres të vazhdoj punën time me njerëzit e Kosovës dhe qeverinë e tyre për të sjellë prosperitet, zhvillim dhe punë në rajon”, ka thënë Grenell.

Grenell kritikoi qeverinë Kurti edhe pas heqjes së tarifës dhe vendosjes së reciprocitetit.

Nën ndërmjetësimin ambasadorit Grenell, Kosova dhe Serbia arritën dy marrëveshje në fillim të këtij viti. E para për vendosjen e një linje direkte Prishtinë-Beograd si dhe marrëveshja tjetër për funksionalizimin e hekurudhave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy