Murrizi: Elezi kandidoi se nuk e ka shok Berishën, procesi i rregullt

Murrizi: Elezi kandidoi se nuk e ka shok Berishën, procesi i rregullt

Myslim Murrizi në studion e ‘Të Pa ekspozuarit’ në MCN TV deklaroi se Ibsen Elezi bëri mirë që kandidoi për kryetar të PD, sepse siç ai shprehet nuk e ka shok Berishën.

Teksa e cilësoi si një proces të rregullt, ai tha se tashmë e pranojnë apo jo Alibeaj me shok, Berisha është kryetar.

Dy fjalë për Ibesnin, ai nuk ka bërë krim apo gabim që ka kandiduar edhe përballë Berishës. Ibseni nuk e ka shok Berishën që ka kandiduar me Berishën. Për mua fakti që s’ka pasur shtim të numrit të votave do të thotë që 43 mijë demokratë ka ardhur në votime. Nuk mendoj se PD i beson përrallave, për mua përderisa ka marrë pjesë në mënyrë masive është proces i rregullt. Ai e ka thënë që është në kushte të pabarabarta.

Por tani Berisha është kryetar i asaj partie duan apo jo Alibeaj, Orjola etj etj. Berisha shkon dhe rri 2 orë te zyra Bashës dhe nuk thotë asnjë fjalë për fundin e PD. Ata kanë jetuar në simbiozë bashkë si urithi me pleshtin.  Në 2005 PD erdhi në pushtet falë qëndrimit të demokratëve. 23 deputetë të PS ishin me firmat piramidale. Dhe po të shohësh 2013, nëse Meta nuk do ishte tradhtuar, PD dhe LSI do ishin në pushtet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy