Gara për kreun e PD, Berisha tregon ku gaboi Olldashi

Gara për kreun e PD, Berisha tregon ku gaboi Olldashi

Duke folur për situatën në PD Sali Berisha tregoi nga emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN TV se si erdhi në krye të PD Lulzim Basha. Siç u shpreh Berisha përveç Bashës dhe Sokol Olldashit nuk u paraqit njeri tjetër për të kandiduar për kreun e PD.

Por Olldashi sipas Berishës bëri një gabim dhe e bëri fushatën sikur struktuarat të ishin me të dhe anëtarësia me ish-liderin.

“Ai nuk e kuptoi se nga Berisha deri te kryetari i degës nuk ishin aq të pëlqyera pas humbjes. Gjithmonë pas humbjeve faji është proporcional, por më i madh i kryetarit”, shtoi Berisha.

Pjesë nga biseda në studio:

Në 2013 caktuat Bashën kryetar, e montuat aty dhe ai nuk do të largohet. Si mund të zhbëni një gjë që e keni krijuar me mundim prej vitesh? Ju po përpiqeni të mposhtni krijesën tuaj si Flankenshtein.

Berisha: Disa nga këta që pe këtu më thoshte këtë që po më thua ti, por kishte një fakt që përveç tij dhe Olldashit nuk u paraqit njeri tjetër.

Unë nuk e pranoj dot këtë?

Berisha: Përgjegjësia është e Berishës. Unë ia hapa rrugën çdokujt përveç Berishës. Hynë në garë vetëm Basha dhe Olldashi.

Olldashi u ul me mua në një lokal dhe i thash ik se nuk fiton...

Berisha: Olldashi ishte njeri shumë i zgjuar, kishte veti prej lideri, por ku gaboi ai...

Që nuk mori anën tende...?

Berisha: I ndjeri bëri një gabim, tha strukturat janë të dhe fushatën e bëri sikur anëtarësia është me mua. Ai nuk e kuptoi se nga Berisha deri te kryetari i degës nuk ishin aq të pëlqyera pas humbjes. Gjithmonë pas humbjeve faji është proporcional, por më i madh i kryetarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy