Tahiri pret në zyrë një prej ministrave që pritet të shkarkohen të hënën

Tahiri pret në zyrë një prej ministrave që pritet të shkarkohen të hënën

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka takuar ish­Ministrin Saimir Tahiri në ambientet e Ministrisë së Brendshme.

Bushati përflitet të jetë një prej ministrave që Rama mund t’u firmosë shkarkimin ditën e hënë.

Pak orë më parë, Tahiri u shkarkua nga detyra e Ministrit të Brendshëm nga kryeministri Edi Rama sipas disa burimeve të “BalkanWeb” edhe pse në media u fol se ishte ai që ia kishte paraqitur dorëheqjen kreut të qeverisës.

Megjithatë Tahiri nuk është i fundit. Të hënën pritet që Rama të firmosë zyrtarisht edhe largimin e disa ministrave të tjerë në kabinetin e tij qeveritar.

Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga burime të besueshme pranë shefit të ekzekutivit.

Të njëjtat burime saktësojnë se Rama mund të firmosë konkretisht shkarkimin e Damian Gjiknurit, Ditmir Bushati, Blendi Klosit, Lindita Nikollës, Mimi Kodheli, Bledi Çuçit dhe Ilir Beqajt. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy