Dervishaj dhe zyrtari i DASH në portin e Durrësit: Administrata e re e SHBA do të mbështesë Shqipërinë

Dervishaj dhe zyrtari i DASH në portin e Durrësit: Administrata e re e SHBA do të mbështesë Shqipërinë

Ministri i Transportit, Sokol Dervishaj dhe Ndihmës/Sekretari për çështjet Ndërkombëtare të Departamentit të Sigurisë së SHBA, Alan Bersin ndoqën sot nga afër zbatimin e masave të sigurisë dhe kontrollet në portin e Durrësit.

Gjatë fjalës së tij, Dervishaj vlerësoi vizitën e Bersin në Shqipëri, si një shenjë e qartë e bashkëpunimit që kemi me SHBA.

“Jemi shumë të privilegjuar që kemi zotin Bersin për vizitë këtu. Prania e zotit.Bersin këtu shenjë e qartë e bashkëpunimit që kemi me SHBA. Bashkëpunimi është i shkëlqyer, por ne kërkojmë që të rrisim edhe më shumë kapacitetet. Jemi të angazhuar maksimalisht të përmbushim sfidat dhe detyrimet tona për sigurinë”, theksoi ministri Dervishaj.

Ndërsa Ndihmës/Sekretari amerikan nga ana e tij garantoi se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë nga ana e sigurisë.

“Gjatë vizitës këtu konstatoj se niveli i sigurisë është i kënaqshëm. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në aspektin e sigurisë.Jam besimplotë se edhe Administrata e re Amerikanë do vazhdojë të mbështesë palën shqiptare”, deklaroi Bersin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy