Vendet vakante në KLGJ dhe KLP, ambasada e SHBA: Rinovimi i anëtarëve, kritik për një drejtësi të pavarur

Vendet vakante në KLGJ dhe KLP, ambasada e SHBA: Rinovimi i anëtarëve, kritik për një drejtësi të pavarur

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njofton se janë hapur vendet vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Në mesazh thuhet se ky rinovim i anëtarëve të Këshillit është kritik për mbrojtjen e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe përparimin drejt një sistemi drejtësie të pavarur dhe efektiv. “Gjashtë anëtarë të rinj do t’i bashkohen çdo Këshilli - 3 anëtarë jo-magjistratë dhe 3 anëtarë magjistratë - me një mandat pesë-vjeçar. Për anëtarët jo-magjistratë, afati i fundit për aplikim është këtë të shtunë, 5 gusht 2023. Procesi administrohet nga Kuvendi.” Detajet mbi procesin e aplikimit mund të gjenden në linqet më poshtë: -Një anëtar nga shoqëria civile: https://bit.ly/3DsUkrB (parlament.al) -Dy anëtarë nga radhët e avokatëve: https://bit.ly/3Kh22c1 (parlament.al) Për anëtarët magjistratë, afati i aplikimit është data 4 shtator 2023. Procesi administrohet nga Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme. Detajet mbi proceset e aplikimit mund të gjenden këtu: -Për Këshillin e Lartë Gjyqësor: https://bit.ly/3Otenwm (gjykataelarte.gov.al) -Për Këshillin e Lartë e Prokurorisë: https://bit.ly/3q92eDl (pp.gov.al) Ambasada e SHBA nxit të gjithë kandidatët e kualifikuar të aplikojnë për të siguruar një proces të drejtë, konkurrues dhe një tranzicion të suksesshëm. Shtetet e Bashkuara, së bashku me partnerët tanë, do ta ndjekim nga afër këtë proces në muajt në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy