
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi sot nga parlamenti se persona të kërkuar nga Spanja të akuzuar apo të dënuar për krime po punojnë në fushatën e PS-së për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Salianji deklaroi se për personat për të cilët ka kërkesë për ekstradim, u bëhet presion që të punojnë për PS-në.
Ne eksportojmë krim në Evropë dhe e mbrojmë. Ka pas 25 kërkesa tha ministri i Drejtësisë nga Spanja për ekstradim, pra njerëz që rrinë e jetojnë këtu një pjesë i përdorni për fushatë, duke ua çuar kërkesat e ekstradimit, por i thoni nuk iu ekstradojmë vetëm punoni për PS, është taktikë e përdorur kudo e përdorët njësoj në këto zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Më herët Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nga foltorja e Kuvendit ka folur në lidhje me marrëveshjen e ekstradimit ndërmjet Shqipërisë dhe Spanjës. Ai tha se kushdo që kryen krime nuk do të mund t’i fshihet drejtësisë as në Spanjë dhe as në Shqipëri, teksa shtoi se marrëveshja nuk parashikon kosto buxhetore shtesë.
Çdo shqiptar që kryen një krim në Spanjë s’mund të gjejë strehë në Shqipëri dhe anasjelltas. Në Spanjë jetojnë me mijëra shqiptarë, mes tyre ka dhe nga ata që kanë probleme me ligjin. 92 letër porosi hyrëse dhe dalëse me Spanjës, si dhe 25 kërkesa për ekstradim nga Spanja drejtuar Shqipërisë si dhe 3 kërkesa për ekstradim nga autoritetet shqiptare drejtuar Spanjës. Marrëveshja nuk parashikon kosto buxhetore shtesë.



