Legalizimi i kanabisit, Rama: Nuk jemi konsultuar me delegacionin evropian!

Legalizimi i kanabisit, Rama: Nuk jemi konsultuar me delegacionin evropian!

Kryeministri Edi Rama të martën zhvilloi një konferencë online me gazetarët për t’iu përgjigjur interesit të medias dhe të publikut për masat e marra nga Qeveria deri më tani në lidhje me krizën ekonomike dhe sociale të shkaktuar nga epidemia e koronavirusit.

Kjo është dalja e parë e kreut të Qeverisë me gazetarët pas vendimeve për lehtësimin e masave kufizuese, që do të vazhdojnë edhe të hënën, me 18 maj me të tjera lehtësi, duke filluar me hapjen e lokaleve dhe restoranteve, sipas protokolleve të sigurisë.

Sa i takon situatës ekonomike dhe sociale, Rama tha se paketa e ndihmës së Qeverisë është e mjaftueshme, duke hedhur poshtë akuzat e opozitës që deklaron se ndihma e ofruar për qytetarët dhe bizneset është më e ulta në rajon.

Kanabisi, legalizohet brenda këtij sesioni parlamentar: Qeveria synon që brenda këtij sesioni parlamentar që mbyllet në verë të kalojë ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor.

"Unë e kam thënë më parë, nuk është koha për të folur për këtë cështje por për të vendosur në kontroll situatën me kultivimin e paligjshëm dhe trafikimin, situata tani është vendosur në kontroll. Nuk është një vit, por në të tretin dhe katërtin të konsolidimit dhe kemi më shumë se një vit që punojmë për këtë projekt, na është dashur të bëjmë analiza, punë kërkimore, udhëtime pune si funksionon dhe tani janë pjekur kushtet, pse tani? Pse jo tani? Nga vijnë idetë? Kjo nuk është shpikje, është trend botëror, di që jemi në kohën që duhet ta shtyjmë përpara këtë proces dhe brenda këtij sesioni të parlamentit ta kalojmë".

Rindërtimi: Rama tha se kishte planifikuar të strehonte deri në fund të vitit në banesa individuale 90% të njerëzve, por me pandeminë kjo gjë ndryshoi. Megjithatë ai tha se ka ambicie që të strehohet pjesa më e madhe e tyre.

"Kemi pasur një vonesë, ambicia jonë mbetet  që të strehojmë në shtëpi individuale pjesën dërrmuese të njerëzve. U detyruam të shtyjmë garat për shtëpi individuale, janë gara ndërkombëtare për shkak të pandemisë. kam qenë i bindur se do të arrinim mbi 90 %. Se sa do të arrijmë nuk mund ta them dot sot pasi do të shohim vijimësinë e situatës dhe kur nis puna. Por shpresoj që të fusin në shtëpi pjesën dërrmuese të njerëzve", tha Rama.

Teatri i ri Kombëtar do të bëhet: Edi Rama nuk bën asnjë hap pas për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Rama u shpreh se ai është një proces për të cilin unë jam shprehur tanimë dhe nuk e di sa vite u bënë, pasi jam njeriu i fundit që duhet të pyesni për ndonjë hap mbrapa, jam i pari që e kam thënë që në 1998-99, në ato vite që ajo godinë duhet të shembet dhe Shqipëria duhet të ketë një teatër të denjë.

“Të gjitha argumentet janë evaruzuar. Të gjithë kanë të drejtë të kenë opinionet e tyre, por në fund vendos shumica. Ne jemi shumica dhe e kemi marrë këtë vendim dhe nuk shoh sesi pakica të caktuara mund të imponojnë në cdo formë vendimmarrje, që lidhen me kompetencat e pushtetit të mandatuar nga populli" tha Rama.

Reforma në drejtësi: Tani është koha për ta zbatuar dhe jo për ta riparë reformën në drejtësi. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama ditën e sotme në përgjigje të pyetjes se deputeti socialist Adnor Shameti u shpreh se kjo reformë mund të rishikohet pas kritikave të opozitës dhe presidentit.

"Ne jetojmë në një vend të lirë dhe tabu nuk është asgjë, të gjitha temat mund të diskutohen dhe PS-ja është pasqyra e këtij vendi, dhe grupi ynë ka një liri fjale që shkon përtej caqeve të lirisë në shumë vende më të zhvilluara se ne. Shqipëria është vendi ku shpifet më lirisht pothuajse se në të gjitha vendet e tjera.

Askush nuk e gëzon një liri të tillë shpifje. Liria për të folur është e plotë, edhe në grupin e PS-së të gjitha diskutohen. Dua t'u kujtoj që reforma në drejtësi nuk është një vepër ekskluzive e politikës shqiptare, por vepër në proces me bashkëautorsinë e partnerëve tanë, jemi ne është SHBA-BE dhe deri në sot nuk e kam dëgjuar nga bashkëautorsinë se ka vend për të rishikuar reformën sot për sot, asgjë nuk është e papërmirësueshme, perfeksioni nuk ekziston. Në këto kushte duhet zbatuar në realitet reforma, pastaj mbrojtësit e flakë apo të akujt janë tema të tjera, dhe përgjigja ime është JO nuk ka vend për të riparë reformën në drejtësi sot për sot. Nëse do të ketë është dicka që do të diskutohet me bashkëautorët" tha ai.

Qeveri kujdestare para zgjedhjeve: Kryeministri Edi Rama u shpreh i prerë se nuk do të pranojë dy kërkesat e opozitës për qeveri kujdestare para zgjedhjeve dhe që në Kolegjet Zgjedhore të ketë gjyqtarë që nuk e kanë kaluar vettingun. 

"Zgjedhjet e lira janë detyrim, Shqipëria ka pasur, cilësia ka qenë në përmirësim dhe duhet përmirësuar. Këtu nuk bëhet fjalë për të pranuar propozimet e opozitës, por dakordësuar propozimet e OSBE-, nuk di të ketë një të tillë që të përputhet me cka ju thatë. Di që janë shumë të qarta propozimet, dy pika janë të panegociueshme, e para depolitizimi i administratës zgjedhore, gjë për të cilën ODHIR ka rekomanduar depolitizimin. Në këtë pikë jemi gati dhe ta bëjmë dhe administrata t'u takojë qytetarëve.

Dhe përgjegjësia e administratorëve zgjedhore të jetë qytetare dhe ligjore, që në zgjedhjet do të përfshihet. Dhe e dyta në kolegjin e zgjedhor e gjykatësve që nuk kanë kaluar vettingun, ky është një tjetër propozim, që nëse nuk gabohem, se mbase ka qenë, dhe ndoshta nuk jam i informuar se është Gjiknuri që e ndjek këtë proces. Por e përsëri, gjykatës që nuk kanë kaluar vettingun nuk do të pranojmë që të jenë pjesë e kolegjeve zgjedhore. Këto dyja janë kyce, administrata e depolitizuar dhe trupa e kolegjit me gjyqtarë që e kanë kaluar vettingun. Presim që të dalim me një draft për të cuar përpara procesin" tha ai.

Flirti me Metën: Kryeministri Rama mohoi se do të ketë më një koalicion me LSI, pasi sipas tij kjo forcë ka degraduar vazhdimisht dhe se programi dhe bindja e PS nuk përputhet më me atë të LSI.

"Nuk shoh asnjë perspektivë për një rikthim në një koalicion me partinë e presidentit, sepse konteksti i sotëm dhe degradimi i vazhdueshëm i asaj force politike dhe detyrimet tona programore dhe bindja jonë se për ne është e mjaftueshëm të flasë puna dhe falë punës një aleancë me popullin na e bëjnë pa asnjë interes këtë temë diskutimi. Nuk kemi asnjë arsye të bëjmë koalicion dhe asnjë arsye. Po e përjashtoj këtë", tha Rama.

Legalizimi i kanabisit mjekësor: Kryeministri Edi Rama u shpreh se për draftin nuk janë konsultuar me BE-në, por me ekspertë të fushës të disa vendeve ku ka pasur eksperienca të legalizimit të hashashit për arsye mjekësore.

"Ka thënë të vërtetën, nuk jemi konsultuar me delegacionin e KE-së për projektin, as unë nuk e thashë. Nuk ka asnjë vlerësim për këtë rast, pasi e vërteta është që nuk ka asnjë konsultim të bërë me delegacionin e BE-së me këtë projekt, konsultimet i kemi bërë me ekspertë të fushës në disa vende ku ka pasur eksperienca jo të legalizimit të hashashit, por futjes në jetën ekonomike dhe veprimtarinë sipërmarrëse të vendit të përpunimit të kanabisit mjekësor" tha Rama.

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët lidhur me situatën e krijuar nga COVID-i, por edhe atë politike. Reforma Zgjedhore, legalizimi i kanabisit mjekësor dhe negociatat janë çështjet e tjera.

Në Shqipëri s’ka oligarkë: Rama tha se në Shqipëri nuk ka oligarkë, mjafton t’i referohemi tek termi dhe të nxjerrim konkluzione.

Ai, mendon se oligarkët nuk janë ata sipërmarrës të pasur, përmes biznesit realizojnë të ardhura më shumë se të tjerët.

Oligarkët janë ata që influencojnë drejtëpërdrejtë vendimmarrjet e qeverisë apo të parlamentit dhe diktojnë axhenda të caktuara politike në funksion të interesave të tyre. Nuk kam njohur deri më sot asnjë person që ta ketë këtë pushtet në Shqipëri, dhe nuk kemi marrë asnjëherë asnjë vendim që nuk ka qenë i diktuar nga bindjet tona dhe sigurisht nga qasja jonë në raport me interesat e vendit", tha kryeministri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy