Berisha e prezanton Alfred Lelën si drejtor të ri të Zyrës së Shtypit në PD

Berisha e prezanton Alfred Lelën si drejtor të ri të Zyrës së Shtypit në PD

Ish-kryeministri Sali Berisha sot ka prezantuar gazetarin Alfred Lela, si drejtor të ri të Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në Partinë Demokratike.

Në nisje të konferencës për shtyp, Berisha tha se Lela do të vendosë standardet më të mira të transparencës në PD.

Kam kënaqësi të paraqes para jush drejtorin e zyrës së shtypit dhe komunikimit në PD, publicistin, gazetarin e mirënjohur, Alfred Lela. Alfredi ka një karrierë të suksesshme në fushën e gazetarisë.

Pas përfundimit të studimeve ka bërë një vit kualifikimi në Masachusets University, ka kompletuar doktoratën me një libër, më interesantin e jetës së tij. Do të drejtojë këtë sektor jashtëzakonisht të rëndësishëm për partinë dhe për publikun me qëllimet më të mira për të vendosur standardet më të mira të transparencës, etikës së PD-së.

Nga ana e tij Lela u shpreh se do të bëj përpjekje që të flasim për të vërtetën në mënyrë sa më të drejtë.

Do të flasim për të vërtetën dhe do ta bëjmë në mënyrë sa më të drejtë. Pse i bashkohem projektit të Rithemelimit të Berishës? Ne që bëjmë analiza politike, kemi kohë që flasim për hapje, hapje, hapje. Nëse nuk e bëjmë dhe vetëm flasim dhe kur na vjen mundësia që ti kontribuojmë hapjes, tërhiqemi është pak hipokrite”.

Në këtë konferencë të parë në përfundim të fjalës së Berishës, Lela mori fjalën e bashkë me të edhe mikrofonin. Pajisja duket se nuk arrinte deri te vendi i Lelës dhe Berisha e kaloi përmes një battue thumbuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy