Seanca e kësaj të enjteje ka nisur me debate, pasi opozita kërkoi përjashtimin e nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felaj për shkak të emërimit të 4 familjarëve të saj në Prokurorinë e Tiranës. Ndërkohë, gjatë raportimit të punës vjetore për vitin 2022 kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani dhe kryetarja e KLG Naureda Llagami thanë se edhe ata jenë të shqetësuar për dosjet e mbartura ku bëjnë pjesë çështje të nxehta.



