Mësimi online, Meta: Të krijohen të gjitha kushtet për studentët

Mësimi online, Meta: Të krijohen të gjitha kushtet për studentët

Presidenti Ilir Meta ka thirrur në një bashkëbisedim online përfaqësues të qeverisë, rektorë dhe profesorë të Universiteteve Publike në vend.

Kreu i Shtetit thekson se në fokus të këtij bashkëbisedimi kanë qenë vështirësitë dhe problemet e shumta, që po hasin studentët gjatë procesit mësimor në kushtet e pandemisë.

Sipas Presidentit, është e rëndësishme t’u garantohet studentëve zhvillimi i praktivave mësimore dhe laboratorike, të shtohen investimet e domosdoshme në teknologji e pajisje dhe t’u krijohen të gjitha kushtet për të patur akses të plotë në internet.

I njohur, nga takimet e mia periodike me studentët, me vështirësitë dhe problemet e shumta, që hasin gjatë procesit mësimor në kushtet e pandemisë, thirra në një bashkëbisedim online përfaqësues të Qeverisë, rektorë dhe profesorë të Universiteteve Publike në vend.

Është tepër e rëndësishme, t’u garantohet studentëve zhvillimi i praktivave mësimore dhe laboratorike, të shtohen investimet e domosdoshme në teknologji e pajisje dhe t’u krijohen të gjitha kushtet për të patur akses të plotë në internet, me tarifa të ulta, gjatë kësaj periudhe të vështirë.

I mirëpritur vendimi për të pranuar kërkesën e studentëve dhe rektorëve për të dhënë provimet në auditore dhe për të zgjatur sezonin e provimeve”, shkruan Meta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy