
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi priti sot në një takim ish-Kryeministrin e Italisë Romano Prodi dhe ish-Ministrin e Arsimit, Fabrizio Bianchi.
Fokusi i këtij takimi ishte tek bashkëpunimi që Shqipëria ka patur me Italinë në fushën e arsimit.
Lajmin e ka dhënë vetë Kushi me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku thotë se me dy mysafirët vlerësuan bashkëpunimin e hershëm dhe miqësinë e ngushtë mes dy vendeve.
Fokusi kryesor i takimit ishin sfidat aktuale me të cilat po përballet sot arsimi në mbarë globin, si dhe kontributi që politikat arsimore mund të japin në zhvillimin e vendit dhe përballimin e krizave ekonomike, sociale dhe politike.
Ndamë bindjen e përbashkët se ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë është politika e duhur me qëllim rritjen e cilësisë dhe inkurajimin e të rinjve për të studiuar dhe kontribuar në Shqipëri.
I falënderova miqtë për mbështetjen e pakursyer që i kanë dhënë Shqipërisë ndër vite në rrugëtimin e gjatë drejt integrimit në BE.



