Inceneratori i Fierit/ PD: Fakte dhe prova që provojnë vjedhjen e shekullit

Inceneratori i Fierit/ PD: Fakte dhe prova që provojnë vjedhjen e shekullit

Partia Demokratike ka risjellë sërish në vëmendje çështjen e inceneratorëve duke u shprehur se Komisioni Hetimor po nxjerr në dritë prova dhe fakte mbi vjedhjen e 430 milionë eurove.

Më anë të një postimi në Facebook, PD shkruan se Komisioni Hetimor për aferën e inceneratorëve përditë e më shumë po u fakton shqiptarëve se koka e korrupsionit 430 milionë eurosh është Edi Rama.

Ndër të tjera ajo shton se falë vendosmërisë së Partisë Demokratike, të gjithë ata që janë përfshirë në këtë aferë që dëmton interesat e qytetarëve, do të përballen me drejtësinë.

Ja çfarë u vërtetua në seancën e katërt:

Klodian Zoto pagoi veten me dy kompanitë e tij 23 Milionë Euro për punë që nuk janë kryer. Kanë marrë 20 milionë euro paradhënie deri në vitin 2019 kur nuk kanë punuar.

Inceneratori i Fierit ka marrë kredi me garanci sovrane 69 milion lekë për paga të cilat paguheshin me paratë e buxhetit te shtetit.

Administratori i Fierit thotë se nuk e mban mend se si i ka paguar 23 milionë euro po nga librat e Drejtorisë së Tatimeve, 23 milionë euro i ka marrë po Klodian Zoto.

Kompania BCG, në pronësi të Sevi Zani, punonjëse në inceneratorin e Tiranës dhe Elbasanit ka bërë ofertën e pakërkuar për inceneratorin e më pas ia shet kompaninë Klodian Zotos.

Pjesë e garës ishte edhe kompania italiane “Energy Recuperator”, një javë pasi fitohet koncesioni prej 28 milion eurosh, shet aksionet me një vlerë prej 200 eurosh.

Administratori i inceneratorit të Fierit Loran Dusha, ka qenë punonjës dhe përfaqësues ligjor i Kompanisë “HermesCommunication” ku ka qenë aksioner Ministri i z. Arben Ahmetaj.

Kompania koncesionare ka ndryshuar 3 herë vend ndërtimin e inceneretorit.

Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier i vendos në dispozicion 10 troje publike. Armando Subash zgjedh të vetmin truall i cili është privat, të cilën e shpronëson me çmim dyfish: 460 mln lekë

Klodian Zoto, Mirel Mertiri dhe Stela Gugallja vetë bëjnë abuzimin me buxhetin e shtetit, vetë miratojnë bilancet, vetë i çojnë faturat, vetë bëjnë auditim dhe askush në qeveri, nuk mban përgjegjësi.

Janë paguar 23 milionë euro për incenerotorin e Fierit dhe askush nuk e di ku kanë shkuar.

Mund të jetë një imazh i teksti

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy