Aleati i Ramës: SHBA-të dhe Berlini nuk e donin PD-në në zgjedhje

Aleati i Ramës: SHBA-të dhe Berlini nuk e donin PD-në në zgjedhje

Aleati i kryeministrit Edi Rama, kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë sot në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në News24.

Qëndrimi i tij është në vijim të deklaratave të bëra këto muaj kundër opozitës, por deklarata e sotme e thënë hapur shkon edhe më përtej.

Ngjela tha se politika e madhe, Uashingtoni dhe deri diku dhe Berlini nuk kanë dashur të hyjë në zgjedhje opozita. I pyetur për negociatat e dështuara, avokati tha se Basha nuk është politikan.

“Ky s’është politikan, Basha, kurse Saliu ka rënë në një degradencë të arsyes politike. Shenjat janë që nuk i kanë dashur të mëdhenjtë që të hyjnë. Politika e madhe, Uashingtoni dhe Berlini deri diku. Fakti që Rama ngulmon që nuk ndryshon datën kuptohet që gjithçka luhet me vettingun. Ndryshimin e datës e kanë sjellë PPE. Këta luajtën me kartë false, e kishin për vettingun dhe e hodhën për zgjedhjet. Këtu ka një interes shumë të madh amerikan”, deklaroi Ngjela. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy