
Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Qarkun e Tiranës ka denoncuar sot se votat po nxirren të pavlefshme.
Përmes një deklarate për mediat Abazi tha se komisionerët po vendosin me X një kuti të dytë, për t’i shpallur votat të pavlefshme.
“Ata vendosin me X një kuti të dytë, aty ku është votuar për ne, për t’i shpallur votat të pavlefshme. Kjo po rritet sepse po i nxjerrin fletëvotimet të pavlefshme. Po vjedhin në bashkëpunim. Një pjesë është e lidhur drejtpërdrejt me PS. Nga informacionet që kemi nga vëzhguesit tanë, shumica janë me PS, por ka edhe me PD.”, tha Abazi.



