Florian Haçkaj, nga lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë, debatoi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” me Damian Gjinurin e PS-së në lidhje me votën e emigrantëve. Haçkaj tha se ndryshe nga sa ka vendosur Kushtetuesja, nuk ka progres në këtë drejtim.

Jemi 167 ditë në shkelje të afatit të Kushtetueses. Nuk e di kur do të mblidhet komisioni.

Është vendim i Kushtetueses, pa këtë votë zgjedhjet bëhen të pavlefshme.

Ne duam që njerëzit të kenë mundësi të votojnë. Qetësia me të cilën e pranoni këtë çështje është e papranueshme. Vendimi është i qartë.

Ndërkohë, sot, një draft i bërë publik nga maxhoranca parashikon që KQZ të regjistrojë vetëm ata shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe kanë një adresë të saktë apo janë me leje qëndrimi në shtetin tjetër. Po ashtu sipas mazhorancës votimi kryhet me Postë, amendime të cilat janë kontestuar nga opozita.