KQZ kërkon takim me partitë politike: Konsultim për votën e emigrantëve

KQZ kërkon takim me partitë politike: Konsultim për votën e emigrantëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar një takim me partitë politike gjatë ditës së nesërme.

Mësohet se takimi është kërkuar me qëllim që të konsultohen për votën e emigrantëve.

Në njoftimin dërguar selive të partive, thuhet se fokusi i diskutimit do të jetë teknologjia në zgjedhje dhe aplikimi i saj.

KQZ kërkon që takimi të zhvillohet nesër dhe sugjeron orën 15:30. Kjo lëvizje vjen pasi po afrohet data e zgjedhjeve të 25-prillit. Implementimi i teknologjisë dhe sigurimi i votës së emigrantëve kanë qenë dy nga sfidat e KQZ-së.

“Duke marrë në konsideratë afrimin e datës së zgjedhjeve dhe rëndësinë që kanë projektet e identifikimit biometrik të zgjedhësve, votimit dhe numërimit elektronik, monitorimi me kamera i qëndrave të votimit dhe votimi nga jashtë i shtetasve shqiptarë që kanë vendbanimin e përhershëm jashtë Shqipërisë, KQZ dëshiron të zhvillojë një takim konsultativ me përfaqësuesit e partive politike në KQZ”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, në këtë takim do të ketë edhe konsultim për pilotimin e votimit elektronik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy