
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha komentoi për herë të parë votimin e djeshëm në Kuvend, ku mazhoranca rrëzoi projektligjin e PD-së për vetingun në politikë.
Nga Unaza e Re, ku iu bashkua protestës së banorëve, Basha u shpreh se, të gjithë ligjvënësit që votuan kundër ventingut në politikë dolën hapur si bashkëpunëtorë të krimit. Kreu i PD-së u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen me opozitën në protesta, pasi sipas tij, kjo është e vetmja mënyrë për të rrëzuar Ramën.
“Të gjithë që ngritën kartonat kundër ligjit kanë dalë hapur si bashkëpunëtorë të krimit, e kanë bërë se janë kapur në flagrancë siç janë kapur Rama e Veliaj duke devijuar lumin e Lanës dhe projektin në mënyrë që një trafikanti droge të përfitojë”. Sot, në emër të opozitës, i bëj thirrje qytetarëve që të nda ndihmojnë që ndryshimi i një klike të korruptuar politikanësh të lidhur me krimin, ta imponojmë me forcën e rezistencës qytetare. Së bashku do ja dalim, siç ja kanë dalë këta qytetarë”, shtoi kreu i PD-së.



