
Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Gjermaninë të dielën e 10 prillit. Kreu i qeverisë do të takohet me kancelarin Gjerman Scholz rreth mesditës të së hënës, ndërsa në fokus të takimit pritet të jetë integrimi i vendit në Bashkimin Europian, lufta në Ukrainë, por edhe kriza e shkaktuar si pasojë e luftës.
Pas takimit, Rama dhe Scholz do të kenë një konferencë të përbashkët për mediat, ndërsa fill pas saj, një tjetër konferencë do të pasohet nga kryeministrit Rama për mediat shqiptare.



