Partia Agrare Ambientaliste në zgjedhjet e 14 majit do të mbështesë kandidatët e opozitës për kryetarë bashkie. Kryetari i kësaj partie, Agron Duka paralajmëron zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërsa i pranishëm në asamblenë kombëtare të kësaj partie, ishte dhe ish ministri socialist i financave, Arben Malaj.
I vetmi kandidat për kryebashkiak që mori pjesë në Asamblenë Kombëtare të kësaj Partie, ishte Igli Cara i dalë nga primaret e Partisë Demokratike.



