Celibashi: Përfundoi numërimi në 34 bashki, rezultati zyrtar i pjesëmarrësve në ora 22: 00

Celibashi: Përfundoi numërimi në 34 bashki, rezultati zyrtar i pjesëmarrësve në ora 22: 00

Komisionari Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi bëri të ditur sot në një komunikim për media se procesi i numërimit të votave për kryetar bashkie ka përfunduar në 34 bashki dhe se në 4 bashki ka nisur numërimi edhe i votave për këshillat bashkiakë.

Ai theksoi se nga të dhënat e deritanishme vetëm 9 kuti votimi rezultojnë me probleme.

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në Vlorë, Korçë, Lushnjë, Sarandë, Kuçovë, Cërrik, Patos, Devoll, Librazhd, Rrogozhinë, Dimal, Peqin, Bulqizë, Mirditë, Gramsh, Belsh, Roskovec, Himarë, Tropojë, Dropull, Has, Përmet, Memaliaj, Klos, Kolonjë, Delvinë, Skrapar, Poliçan, Tepelenë, Pukë, Konispol, Këlcyrë, Fushë Arrëz, Libohovë.

Celibashi theksoi se të dhënat paraprake tregojnë se kanë marrë pjesë në votime 37 % e votuesve në listën e zgjedhësve dhe se shifra e saktë do të publikohet në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme.

Rezultatin zyrtar të pjesëmarrjes do ta kemi në orën 22:00 duke shpresuar që mund ta kemi edhe pak më herët nëse do procesojmë më shpejt. Sepse ne mbledhim të dhëna nga çdo qendër votimi dhe nga këto të dhëna nxjerrim realisht sa ka qenë pjesëmarrja. Deri tani rezulton se ka qenë 37% për aq qendër votimi në të cilat deri tani janë numëruar.

Kam nevojë të sqaroj diçka për pasqyrimin e rezultateve në KQZ, në dallim nga informacionet që mund të merrni nga partitë politike, KQZ bën verifikim për çdo qendër votimi.

Sistemi nuk të lejon të hedhësh të dhëna që kanë konflikte logjike. Nëse ti vendos numrin e votuesve më të madh se numrin e zgjedhësve sistemi nuk e pranon.

Nëse do të vëreni një tabelë mund të shikoni një rast që ka probleme në Tiranë. Rreth 40% e votuesve që janë në listën e zgjedhësve banojnë jashtë territorit të republikës së Shqipërisë

Celibashi informoi se është pezulluar numërimi në Finiq, Malësi të Madhe dhe Shijak dhe në 4 KZAZ në Tiranë, konkretisht në KZAZ-të, 38; 35; 28; 27 dhe 26. Sipas tij, në këto KZAZ ndërprerja ka ardhur për shkak të lodhjes së komisionerëve dhe anëtarëve të grupit të numërimit.

Njëkohësisht, Celibashi deklaroi se në Kavajë është bllokuar procesi i numërimit për shkak të një incidenti ndërsa theksoi se inspektorë të KQZ-së ndodhen aty për të zgjidhur konfliktin.

Ai bëri të ditur se KQZ u ka kërkuar KZAZ-ve të vijojnë numërimin pa ndërprerje si dhe ka nxjerrë urdhër të ri për përgatitjen nga KZAZ-të, në bashkëpunim me partitë politike të hartojnë listën me numëruesit zëvendësues pasi për shkak të lodhjes duhet të ndërrohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy