Përjashtimi i Berishës, Patozi: Luli nuk ka pasur nga t’ia mbajë, bëri gjënë e duhur!

Përjashtimi i Berishës, Patozi: Luli nuk ka pasur nga t’ia mbajë, bëri gjënë e duhur!

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka bërë një deklaratë në rrjete sociale për vendimin e marrë nga Lulzim Basha ndaj Sali Berishës. Sipas Patozit, kryetari i PD-së nuk ka patur asnjë zgjidhje tjetër rreth kësaj vendimmarrje, pasi ka qene përballë kërcënimit të Salianjit që mund të jepte dorëheqjen në sast se Basha nuk do t’i përgjigjej Uashingtonit.

Tani e kuptoj më mirë Lulin…

Deri dje më dukej pak i çuditshëm guximi i Lul Bashës për të përjashtuar Sali Berishën, megjithë presionin e fortë amerikan për ta vrarë më në në fund ‘babain’ e vet politik, si kushtin e vetëm që të shpëtonte lëkurën e vet.

Por sot jam i qartë se nuk ka pasur rrugë tjetër, ngaqë nuk dija këtë kërcënimin e tmerrshëm të Salianjit, që mund të jepte dorëheqjen në rast se Basha nuk do t'i bindej Uashingtonit. Sepse ai nuk të fal në këto raste, madje edhe kur brohoriti para dy vjetësh në krah të Lulit për djegien e mandateve, pikërisht këtë gjë kishte parasysh, besnikërinë e panegociueshme ndaj Shteteve të Bashkuara”, shkruan ish-nënkryetari i PD-së.

Patozi shkruan më tej se Lulzim Basha ka marrë vendim të duhur për përjashtimin e Berishës nga grupi i PD, ndërsa për këtë parti dorëzimi i mandatit nga ana e Salianit do të ishte i papërballueshëm.

Tani që e mora vesh, nuk kam më asnjë dilemë se Luli nuk ka pasur nga t'ia mbajë dhe ka marrë vendimin e duhur. Se çdo gjë mund të justifikohet sot për Partinë Demokratike dhe për opozitën, por dorëzimi i mandatit të deputetit nga Salianji do të ishte i papërballueshëm.

Para këtij fakti besoj që edhe vetë Sali Berisha mund të ndryshojë qëndrim dhe mund ta stopojë lëvizjen e vet kundër Bashës”, thotë më tej Patozi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy