Rreth 80% e demokratëve sipas ish-deputetit demokrat Ervin Salianji janë të pakënaqur me kryedemokratin Sali Berisha. Në një konferencë për mediat, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji akuzon Berishën se manipuloi pjesëmarrjen në referendumin e 23 majit. Salianji demonstroi përmes një videofilmimi në qendrën e votimit më të madhe në Durrës ku sipas tij numri u rrit fiktivisht.



