Kume: PD gaboi që i dha 4 mandate PL-së dhe la jashtë Alimehmetin. Do kërkohet rinumërimi i votave të pavlefshme në Tiranë (VIDEO)

Kume: PD gaboi që i dha 4 mandate PL-së dhe la jashtë Alimehmetin. Do kërkohet rinumërimi i votave të pavlefshme në Tiranë (VIDEO)

Partia Demokratike ka shpallur mosnjohjen e rezultatit zgjedhor në Qarkun e Tiranës, ndërsa synon të fitojë në tavolinë mandatin e Ilir Alimehmetit përmes hapjes së kutive dhe rinumërimit të votave të pavlefshme.

Në një analizë për emisionin “MCN Live”, gazetari Mariglen Kume deklaroi se PD bëri një gabim strategjik duke i dhuruar katër mandate Partisë së Lirisë  dhe duke lënë jashtë një figurë të besueshme dhe të votuar si kandidati Ilir Alimehmeti.

PD gaboi rëndë. T’i japësh 4 mandate një partie tjetër dhe të lësh jashtë Ilir Alimehmetin, një nga zërat më intelektualë dhe më të vlerësuar nga qytetarët, është veprim i pashpjegueshëm politikisht.

Ky vendim do të ketë kosto edhe për 12 deputetët që hynë në Kuvend nga Tirana.

Sipas tij, Partia Demokratike po përgatit një kërkesë zyrtare për rinumërimin e rreth 17 mijë votave të pavlefshme në Qarkun e Tiranës, për të tentuar të rikthejë mandatin e humbur.

Brenda verës, PD do të kërkojë verifikim të këtyre votave që beson se mund të ndikojnë në rezultatin për mandatin e 12-të. Ka indicie që një pjesë e konsiderueshme e votave të pavlefshme janë gabimisht klasifikuar dhe potencialisht mund t’i japin PD-së një mandat më shumë.

Mungesa e qartësisë dhe transparencës në qëndrimet e pjesës më të madhe të drejtuesve të PD-së po i kushton partisë besim publik dhe koherencë politike.

Përveç një ose dy zërave, të tjerët në PD nuk kanë asnjë qartësi mbi hapat e ardhshëm. Qytetarët nuk e kuptojnë dot çfarë do të ndodhë më tej.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy