Milo: Marrëdhëniet Rama-Kurti në pikën më të ulët gjatë viteve të fundit

Milo: Marrëdhëniet Rama-Kurti në pikën më të ulët gjatë viteve të fundit

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo tha në edicionin e lajmeve në MCN Tv se marrëdhëniet Rama-Kurti, janë në pikën e tyre më të ulët gjatë këtyre viteve të fundit.

Milo tha që kjo nuk është gjë e mirë as për vet ata, as për dy vendet tona.

 

Drupal Ad

 

 

 

"Një ditë më parë z.Rama ka qenë në Prishtinë dhe ka takuar Presidenten e vendit, znj.Osmani, dhe ka marrë pjesë në një konferencë të LDK-së. Nuk ka takuar kryeministrin Kurti, dhe ditën tjetër u bënë festimet zyrtare të 25 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s, dhe z.Begaj mbajti një fjalim. Z.Rama e ka konsumuar vizitën një ditë më parë. Marrëdhëniet e z.Rama dhe z.Kurti janë në pikën e tyre më të ulët gjatë këtyre viteve të fundit, dhe kjo s’është mirë, as për ata vet, as për dy vendet tona, as për të gjithë shqiptarët. Nuk mund të mendohet që një marrëdhënie e tillë të arrijë deri në këto nivele, sepse politikanët edhe kur kanë mosmarrëveshje e ruajnë fasadën”.

Duke folur mbi çështjen e vulës së PD, Milo tha:

"E ardhmja politike e një politikani varet nga vullneti i tij. Z.Berisha ka dëshmuar se ka një vullnet për ta vazhduar politikën, madje me një kuraje për t’u patur zili për shkaqe dhe arsye të njohura. Rikthimi i vulës e mbyll çështjen brenda PD. Është një faktor pozitiv për të, sepse dihet tashmë që ka një PD, nga pikëpamja zyrtare, dhe krijon rrethana lehtësuese për të gjithë ata që kanë menduar që PD mund të përçahet më thellë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy