Protesta e Berishës te PD/ Vendoset pllakë metalike në derën e kryeministrisë

Protesta e Berishës te PD/ Vendoset pllakë metalike në derën e kryeministrisë

Derisa protesta e PD pritet të nis nga momenti në moment, dhe dyert e selisë së PD janë blinduar me struktura metalike prej disa ditësh, një gjë e tillë duket se ka ndodhur edhe me hyrjen kryesore të Kryeministrisë .

Në një komunikim për “Mcn live”, gazetarja Greta Bullari, raporton se pamjet nga nga kryeministria tregojnë se janë vendosur mbrojtëse metalike.

Ndonëse nuk është lajmëruar një marshim drejt kryeministrisë, autoritetet duket se i druhen një skenari të tillë.

Poashtu janë të shumtë efektivët e policisë, të cilët janë shpërndarë nëpër të gjithë perimetrin e zonës përreth godinës së Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, në rast të ndonjë përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga protesta e Berishës, duke pasur parasysh se selia e PD ndodhet shumë pranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy