Pse nuk funksionojnë lëvizjet e reja politike?

Pse nuk funksionojnë lëvizjet e reja politike?

Pyetjes se përse nuk funksionojnë partitë politike në Shqipëri Astrit Patozi iu përgjigj duke thënë se ka të bëjë pikërisht me trysninë që ushtrohet.

Ai tha nga emisioni “Arnautistan” në MCN TV se rezultati nuk e ka çuditur, ndërkohë që sqaroi se objektivi i “Bindjes Demokratike” ka qenë çarja e digës së këtij sistemi. Një tjetër arsye sipas tij është fakti që partitë e vogla përpiqen ti ngjajnë 2 partive të mëdha. 

“Ka një trysni që ne e kemi ditur dhe nuk jemi çuditur shumë nga rezultati. Pritshmëritë tona ishin pak më të larta, kurrë nuk kemi thënë dhe nuk kemi menduar që ne do bënim mrekullinë por ne kishim si objektiv ti krijonim një të çarë digës së kryetarokracisë apo këtij sistemi të kapur nga 2-3 personazhe dhe mjafton që njëri prej nesh ta çante digën dhe do ishte një lajm i mirë për gjithë publikun shqiptar. Nuk ka asnjë projekt të madh politik dhe serioz që bëhet me një të rënë të shpatës, kësaj ideje do ti vijë koha. Projekti i Bindjes Demokratike nuk ishte as vepër dhe as pronë e një personi të vetëm, unë ish thjeshtë një drejtues i komanduar dhe mora të gjitha përgjegjësitë, por ky projekt do të vazhdojë. Ideja që Shqipëria ka nevojë të ethshme për një ndryshim në mendësinë e drejtimit politik të vendit është e palëkundur. Gjithë jetën time kam bërë atë që kam thënë, por edhe nëse nuk do ta kisha paralajmëruar sërish do kisha dhënë dorëheqje sepse politika është akt përgjegjësie”, tha Patozi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy