Manja kërkon votat e opozitës për amnistinë

Manja kërkon votat e opozitës për amnistinë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, nga Korça ka kërkuar votat e opozitës lidhur me amnistinë.

Ai është shprehur se amnistia nuk ka të bëjë me diçka partiake të njëanshme ndaj për këtë i ka kërkuar kolegëve parlamentarë të opozitës për të votuar në seancën e radhës projektligjin e amnistisë.

Lidhur me ngjarjen e Peqinit, Manja është shprehur se drejtësia duhet të zbardhë ngjarjen e rëndë e njëkohësisht ka kërkuar një vëmendje më të veçantë për 12 policët e arrestuar, ku sipas Manjës, faji i vetëm i tyre ishte se ishin në turn në momentin e ngjarjes.

Manja është shprehur se përgjegjësia duhet të jetë individuale për atë ngjarje e jo kolektive.

Lidhur me masat e rrepta të sigurisë të ndërmarra në burgjet e Republikës së Shqipërisë, ministri i Drejtësisë ka shtuar se masa janë marrë jo vetëm për të burgosurit të rrezikshmërisë së lartë por herë pas here ka patur masa të brendshme dhe për trupën policore.

Te gjitha këto ministri i Drejtësisë i ka bërë nga Korça ku ka qenë i pranishëm në hapjen e zyrës juridike e cila për qytetarët e Korçës do të jetë falas.

I pyetur në rast se do të vijojnë lëvizjet në qeveri, Ulsi Manja është shprehur se kjo çështje i takon vetëm kapitenit të ekipit që sipas tij është Edi Rama, duke shtuar se e ka për privilegj të jetë lojtar i këtij ekipi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy