Për prodhimet bujqësore të fermerëve që mbeten pa u tregtuar kryeministri Edi Rama ka një zgjidhje. Në ditën e dytë të takimit në Pogradec, ai u kërkoi kryebashkiakëve të ndërtojnë qendra të përpunimit të këtyre produkteve duke i kthyer në pleh organik. Sipas Ramës kjo metodë do t’u vijë në ndihmë fermerëve të cilët nuk do të kenë nevojë të blejnë pleh kimik, kosto e të cilit është më e lartë.



