Rama përdor Idrizin për të trembur Metën? Ja si përgjigjet kreu i PDIU

Rama përdor Idrizin për të trembur Metën? Ja si përgjigjet kreu i PDIU

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”  në News24, kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi foli për krizën politike në të cilën vendi ndodhet dhe se çfarë pritet të ndodhë në vijim.

I pyetur nga gazetari Ylli Rakipi nëse Rama ju përdor për të trembur Metën dhe anasjelltas, Idrizi tha se PDIU ka peshën e vet në skenën politike tashmë.

“Mendoj dy gjëra. E para, PDIU ka peshën e vet në skenën politike shqiptare. Të garantoj që në zgjedhjet e ardhshme do dyfishojmë mandatet tona. Për shkak të peshës që kemi, dhe rolin që po luajmë në përpjekjen për t’u ulur në bisedime. Deduksioni i dytë, është fakti i gabuar që dikush mund ta përdorë PDIU-në, por kjo vjen si pasojë e kodit zgjedhor që kemi nga partitë e mëdha. Ju kujtoj se pas vitit 2005 ka ikur koha e partive shtojcë”, tha Idrizi.

Ndërkohë kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka komentuar atë çka ndodhi në seancën e jashtëzakonshme plenare, të 11 prillit, ku u diskutua krijimi dhe përbërja e komisionit “ad hoc” për verifikimin e kandidatëve për institucionet e vettingut. Këto komisione do të verifikojnë kandidatët e institucioneve të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Deputetët e Kuvendit, pa opozitën miratuan kandidaturat e dy anëtarëve të PS-së Vasilika Hysi, Ulsi Manja, dhe atë të LSI-së, Luan Rama.

Por gjatë votimit, vetëm kreu i PDIU Shpëtim Idrizi nuk ka marrë votat e nevojshme për të qenë anëtar i komisionit “ad hoc” për vettingun.

Idrizi tha se artifica të kësaj natyre, si ajo e qëndrimit të mbajtur në Kuvend, duhet të shmangen, ndërsa theksoi se duhet t’i jepet rëndësia e duhur reformës në drejtësi.

Si e përceptoni ju atë që ndodhi në Kuvend?
Për gjëra kaq themelroe siç eshët reforma në drejtësi, artifica të tilla i bëjnë dëm procesit. Reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme, dh zbatimi i vettingut nuk mund të fillonte me një gjë të tillë. Nuk ndaj opinionin që dy partitë e mëdha të kenë mazhorancës, pasi ata kanë përgjegjësinë për këtë sistem që ne po anatemojmë sot. Kreu i Parlamentit i kanë dërguar një letër të gjithë grupeve parlamentare për të paraqitur kandidaturën. Edhe ne paraqitëm kandidaturën tonë, nisur edhe nga fakti që mazhoranca jonë ka 3 grupe parlamentare. Emri i propozuar nga PDIU, ishte në kuadër të kësaj. Në Konferencën e Kryetarëve, u tha se PDIU meqë nuk është e përfaqësuar me ministër, trajtohet si minorancë. Por këtë nuk mund ta pranonim. Ne tashmë përfaqësohemi në kabinet qeveritar me zv.ministër. Megjithatë nuk ka rëndësi fakti i kësaj artifice. Në këto kushte doli ideja që të vazhdoja të garoja në pjesën e mazhorancës.

Si jua shpjeguan këtë?
Ne nuk pranuam. Edhe disa anëtarë të Konferencës së Kryetarëve nuk e pranuar këtë. Dhe me ngeli të garoja me Ulsi Manjën. Por theksoj se ne të gjithë duhet të kuptojmë se reforma në drejtësi është një proces shumë serioz. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy