Kreu i PDK-së Nard Ndoka tha në studion e MCN Live se protesta që vijon prej 39 ditësh në Tiranë ka trembur të gjithë politikën.
Sipas Ndokës duhet qëndresë dhe vazhdimësi, ndërkohë që Rama duhet të largohet një orë e më parë.
Protesta është institucioni themelor sot në Shqipëri. Është lajmi më i mirë në këto 35 vite që kemi një protestë qytetare jashtë partive politike. Në momentin që ne kishim humbur besimin që qytetarët mund të reagojnë, pamë një realitet krejt tjetër. Na jep shpresë që ky vend ka qytetarë të përgjegjshëm që i dalin për zot vendit dhe të ardhmen. E mbështes në mënyrë maksimale. Gjej dhe veten, unë karrierën politike e kam ndërtuar kundër dyshes Rama-Berisha. E shoh protestën që ka trembur politikën. Majtas dhe djathtas. Shigjetimet janë te kryeministri.
Kjo është protesta më vizionare që kemi pasur në 35 vite. Gabimet janë zero. Janë gjëra sporadike ato që kanë ndodhur. Është protestë pa organizator. Ka personazhe, është thellësisht qytetare.
Protestës sot i duhet qëndresa dhe vazhdimësia.



