Rama bisedon me ekspert të “SpaceX”: Në mars dhe qershor lëshojmë satelitët në hapësirë

Rama bisedon me ekspert të “SpaceX”: Në mars dhe qershor lëshojmë satelitët në hapësirë

Kryeministri Edi Rama është duke përforcuar edhe më shumë idenë për lëshimin e dy satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2” në hapësirë.

Rama ka ndarë një video teksa bisedon me ekspert të kompanisë “Space X” dhe bënë me dije se në muajin mars dhe qershor do të lëshohen dy satelitët drejt hapësirës.

Pjesë nga biseda:

Rama: Domethënë, Albania 1 kur do të jetë gati? Në mars?
Eksperti: Po, në mars do të lëshohet. Do duket kështu si kjo. Do të filmojmë një video dhe gjëja tjetër që do të shohim pas shkëputjes do të jetë vendosja e satelitit në orbitë.
Rama: Po Albania 2? Në qershor...
Eksperti: Saktë...
Rama: Super

Kujtojmë se disa ditë më parë Rama tha në Kuvend se Shqipëria do të jetë një nga shtetet që do të lëshojë satelitë drejt hapësirës, duke habitur jo pak opinionin publik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy