Kryetarja e komisionit hetimor për inceneratorët Jorida Tabaku po vijon mes replikash marrjen në pyetje në cilësinë e dëshmitarit, kryebashkiakun Erion Veliaj.
Tabaku dekalaroi se është dhënë një monopol për dherat për koncesionarin e Tiranës. Tabaku e pyet Veliajn përse i ka dhënë koncesionarit 45 milionë euro, ndërsa kryebashkiaku i kthehet nënkryetares së PD duke i thënë se ajo është përfituese e lejeve të ndërtimit.
DEBATI
Tabaku: Pse i keni dhënë punë koncesionarit të Tiranës 45 milionë euro?
Veliaj: Je përfituese e lejeve të ndërtimit.
Tabaku: Nuk jam përfituese, po gënjen. Unë e kuptoj që ke blerë çdo gjë në këtë vend, por mua s’më ble dot. 45 milionë euro që ia ke dhënë koncesionarit në cilin akt e ke bazuar?
Veliaj: Rëndësi ka që s’janë plehrat mullar si në 2012-ën. Rëndësi ka që bëhen me 30 për qind më lirë. Bashkia e Tiranës nuk është fare pjesë kontraktuale e kësaj të dherave, është marrëdhënie mes privatëve. Ju mendoni se ndërtuesit janë mafioz, por kur je vetë ndërtuese nuk je.
Tabaku: Për koncensionarin e Tiranës 45 milionë euro. Mua s’më intimidon farë. Unë s’kam marrë asnjë leje. Nuk është Turp që prindërit e mi vijnë nga dy familje të nderuara. Turp është të vjedhesh siç ke vjedhur ti.
Veliaj: Qetësohu se do bëhesh me tiroide.
Tabaku: Është ofendim për zonjat.
Tabaku: Enver Hoxha do ishte krenar për ty.
Veliaj: Shoqen Lara po e bën ti.



